http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/lufta-ne-ukraine-rindertimi-/32201381.html
Megjithatë, në kohët e fundit, dëmshpërblimet e luftës “janë shfaqur dukshëm vetëm në katër ose pesë konflikte ndërshtetërore”, tha Laurie Blank, profesoreshë e Fakultetit Juridik Emory dhe drejtoreshë e Qendrës së tij për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Krahasuese. Këto konflikte përfshijnë pushtimin e Kuvajtit nga Iraku, luftën Etiopi - Eritre 1998-2000 dhe ndërhyrjen e Ugandës në Republikën Demokratike të Kongos.