http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/aleksandar-vuciq-nato-tensionet-kosove-/32105421.html
Më 28 tetor, Vuçiq u takua në Beograd me kreun e Komitetit ushtarak të NATO-s, admiralin Tob Bauer. Siç njoftoi presidenti serb përmes llogarisë së tij në Instagram, shteti i tij vazhdon të jetë neutral në aspektin ushtarak, por do të vazhdojë të ketë “bashkëpunim korrekt” me NATO-n. Takimi midis Vuçiqit dhe admiralit Bauer vjen katër ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga Qeveria e Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa me akronime serbe për qytetet e Kosovës.