http://www.evropaebzunsfpzrct37ntka2luzjtayw7j7notqzmh7aypwsm5lqpid.onion/a/rritje-e-ulet-ekonomike-maqedoni-/32099930.html
Në raportin e publikuar, më 24 tetor, Banka Botërore thekson se rritja reale e Bruto Prodhimit të Brendshëm në Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 do të jetë 2.1 për qind, ndërsa inflacioni do të arrijë në 12.1 për qind, ndërsa aktualisht ka arritur në 16 për qind. Banka Botërore paralajmëron se të ardhurat reale të të varfërve janë reduktuar në mënyrë disproporcionale, ndërsa në të njëjtën kohë ka hapësirë të kufizuar fiskale, rritje të borxhit publik dhe rritje të kostove të financimit.